Kirurgji Plastike & Rikonstruktive

Departamenti i Kirurgjisë Plastike dhe Rikonstruktive Hygeia ofron shërbim elitar, teknologji & teknika bashkëkohore në fushën e kirurgjisë plastike duke synuar më së shumti në cilësinë, sigurinë dhe ofrimin e shërbimeve të personalizuara konform standarteve ndërkombëtare, gjithçka për të qenë në lartësinë e kërkesave të çdo pacienti.

Në këtë Departament, krahas proçedurave apo trajtimeve që kryhen thjesht apo kryesisht për arsye estetike/kozmetike, gjejnë zgjidhje edhe ato raste (pacientë) të cilët kanë nevojë për kirurgji rikonstruktive, pra që kryhet kryesisht për arsye mjekësore, të tilla si: Rikonstruksion i gjirit pas mastektomisë (paciente me kancer gjiri), i qafës apo fytyrës në rast prekje nga kanceri, rikonstruktim në rast djegie, kirurgji e hemangiomave etj.  Ndërhyrjet ofrohen nga mjekë kirurgë plastikë grekë me eksperiencë të gjatë në këtë fushë dhe të specializuar në Universitetet më në zë të Europës.

Llojet e Kirurgjive që ofrohen:

  • Kirurgjia Rikonstruktive
  • Kirurgjia Plastike 

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000