Njësia e trajtimit të Kancerit të Lëkurës

Çfarë është Rosacea?

Rosacea është patologji kronike e lëkurës që shkakton skuqje dhe akne (ndonjëherë të mbushura me qelb) dhe kryesisht prek zonat faqe, ballë, hundë, mjekër, qafë dhe dekolte. Simptomat mund të përfshijnë gjithashtu enjtje, ndjesi djegie dhe / ose kruarje të syve dhe vena të vogla të kuqe të ekspozuara nën lëkurë që shkaktohen nga enët e zgjeruara të gjakut. Çdokush mund të preket nga rosacea, por kjo patologji shfaqet më shpeshte gratë me lëkurë të çelët të grupmoshës 30-60 vjeç.

Shpesh ngatërrohet me ekzemën ose alergjinë e lëkurës. Trajtimi i hershëm është vendimtar në lehtësimin e simptomave, të cilat në rast të kundërt mund edhe të përkeqësohen. Mjekimi pa rekomandimin e një specialisti zakonisht është joefektiv dhe madje mund të përkeqësojë gjendjen e pacientit.

Shkaktarët e akne rosacea

Shkaku i rosacea mbetet i panjohur, edhe pse ekziston një numër faktorësh të cilët besohet se përkeqësojnë gjendjen:

  • Ekspozimi ndaj diellit apo erës
  • Temperaturat e larta apo të ulëta
  • Ushqime dhe pije të nxehta dhe/ose të pasura me erëza
  • Konsumi i alkoolit
  • Kafeina
  • Menopauza
  • Stresi
  • Aktiviteti i shtuar fizik

Aknet

Çfarë janë aknet?

Inflamacion i lëkurës si pasojë e të cilit shfaqen akne, pika të zeza apo të bardha si dhe deri në ciste më të thella të cilat zakonisht evidentohen në fytyrë, gjoks, qafë, shpinë dhe shpatulla.

Në pjesën më të madhe të rasteve aknet shfaqen në pubertet (rreth 85% të individëve janë të moshës 12-24 vjeç), por mund të jenë prezente edhe te të rriturit në moshat 30 dhe 40 vjeç. Në mungesë të trajtimit të duhur, aknet mund të lënë cikatriçe të përhershme.

Cilat janë shkaqet e krijimit të akneve?

Aknet shkaktohen nga një sërë faktorësh, ku më së shumti përmendim:

  • Çrregullimet hormonale
  • Historia familjare
  • Stresi

Kur gjendrat e yndyrës janë hiperaktive, teprica e yndyrës sekretohet mbi lëkurë. Pasi bashkohet dhe me qelizat e vdekura të lëkurës, bllokojnë poret, të cilat nga ana tjetër, shkaktojnë shumimin e pakontrolluar të baktereve(stafilokoku), duke çuar në shfaqjen e akneve në lëkurë.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST), ose infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST), përgjithësisht merren nga kontakti seksual.

Organizmat që shkaktojnë sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të kalojnë nga personi në person nëpërmjet gjakut, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale apo çdo kontakt tjetër që përfshin zonën gjenitale.

Ndonjëherë këto infeksione mund të transmetohen edhe nëpërmjet rrugëve jo-seksuale:

  • Nga nëna tek foshnja gjatë shtatëzanisë ose lindjes,
  • Transfuzioneve të gjakut
  • Ageve të përbashkëta.

Infeksionet e SST-ve mund të kenë një varg shenjash dhe simptomash, por jo gjithmonë shoqërohen me simptoma. Kjo është arsyeja pse SST nuk arrijnë të diagnostikohen deri në momentin e ndodhjes së komplikimeve shëndetësore ose diagnostikimit të një partneri.

Shenjat dhe simptomat që tregojnë prezencën e SST-ve përfshijnë:

  • Plagë ose noduse në zonën orale, në organet gjenitale apo zonën e rektale
  • Urinim i dhimbshëm ose djegie gjatë urinimit
  • Gjakderdhje vaginale e pazakontë
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Shfaqje të nyjeve limfatike të enjtura dhe me dhimbje, veçanërisht rrëzë kofshës
  • Dhimbje të fundit të barkut
  • Ethe
  • Skuqje

Shenjat dhe simptomat mund të shfaqen disa ditë pas ekspozimit ndaj infeksionit, ose mund të duhen vite para se të keni ndonjë problem të dukshëm, në varësi të organizmit.

 

Vitiligo është patologjia e cila shkakton humbjen e pigmentimit të lëkurës.

Njollat e bardha të lëkurës janë simptoma kryesore e Vitiligos dhe më shpesh shfaqen në zonat ku lëkura është e ekspozuar ndaj dritës së diellit.

Për disa njerëz, simptomat shfaqen në zona të lokalizuara, ndërsa për të tjerë sëmundja përhapet ngadalë përgjatë viteve.

Shkaku i humbjes së ngjyrës është ende një mister.

Vitiligo nuk është ngjitës dhe as përbën kërcënim për shëdetin, por ndikon në rënie të vetëbesimit e deri në depresion të rëndë.

Vitiligo nuk është i kurueshëm e megjithatë ekziston mundësia e lehtësimit të simptomave nëpërmjet trajtimeve të ndryshme jo kirurgjikale apo dhe kirurgjikale.

Dermatiti Seborreic karakterizohet nga lëkura me yndyrë, në formë luspash e cila kryesisht shfaqet në skalpin e kokës te foshnjat.

Është gjendje e padëmshme e lëkurës dhe zakonisht largohet vetë pa pasur nevojë për trajtim.

Te të rriturit, dermatiti seborrheik mund të shfaqet kudo dhe është i prirur të shfaqet dhe të zhduket në mënyrë të menjëhershme.

Lëkura e prekur mund të jetë e kuqe, e fryrë, të duket e yndyrshme si dhe në sipërfaqen e saj mund të shfaqen krusta në ngjyrë të bardhë në të verdhë.

Te të rriturit këshillohen trajtime të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

 

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000