Njësia e trajtimit të Kancerit të Lëkurës

Dermatiti i kontaktit është një patologji e lëkurës e cila shfaq skuqje si dhe kruarje të forta shkaktuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me substanca specifike ose edhe reaksioni alergjik ndaj tyre.

Skuqja nuk është ngjitëse dhe as kërcënuese për shëndetin, por mund të jetë shumë e pakëndshme.

Shumë substanca mund të jenë shkaktare të reaksioneve të tilla, duke përfshirë sapunët, produktet kozmetike, aromat e ndryshme, bizhuteritë apo dhe bimët.

Simptomat

Dermatiti i kontaktit zakonisht ndodh në zonat e ekspozuara drejtpërdrejt ndaj substancës që shkakton reaksion. Skuqja zakonisht zhvillohet brenda disa minutave deri në disa orë pas ekspozimit dhe mund të zgjasë dy deri në katër javë. 

Shenjat dhe simptomat e dermatitit të kontaktit përfshijnë:

  • Skuqje të lëkurës
  • Kruarje të forta
  • Lëkurë të thatë & të plasaritur
  • Enjtje dhe djegie

Për të trajtuar me sukses dermatitin e kontaktit, duhet të identifikoni dhe shmangni shkakun e reaksionit alergjik. Nëse është e mundur shmangia e substancës shkaktare, skuqja zakonisht largohet brenda dy deri në katër javësh.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000