Në lëkurën tonë, ekzistojnë shumë mikroorganizma të cilët jetojnë në formën e komuniteteve të mëdha dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga infeksionet dhe patogjenët e tjerë që mund të shkaktojnë dëme ose sëmundje. Ata jetojnë së bashku me qelizat e organizmit në marrëdhënie simbiotike.
Megjithatë, ky lloj myku mund të rritet jashtë kontrollit dhe të ndryshojë ngjyrën natyrale ose pigmentimin e lëkurës. Kur kjo ndodh, mund të shfaqen depigmentime të lëkurës që janë më të lehta ose më të errëta se lëkura përreth. Kjo gjendje, e cila nuk është ngjitëse, njihet si tinea versicolor, ose pityriasis versicolor dhe ndodh kur një lloj myku i familjes Malassezia shkakton infeksion ose prek sistemin imunitar.
Rrathët e zbehtë të lëkurës janë simptoma më e dukshme e tinea versicolor dhe zakonisht shfaqen në krahë, gjoks, qafë ose shpinë. Këto depigmentime mund të jenë:
- Më të çelëta(hipopigmentimi) ose më të errëta(hiperpigmentimi) se lëkura përreth
- Rozë, të kuqe, ngjyrë kafe të çelët ose ngjyrë kafe të errët
- Më të dukshme pas ekspozimit ndaj diellit
- Të prirura për t’u zhdukur në mot të freskët dhe më pak të lagësht
Si dhe shoqërohen me kruarje dhe tharje lëkure, deri në formën e luspave.