Myku i thonjve i quajtur ndryshe onychomycosis është patologjia e cila shfaqet fillimisht si depigmentim (i bardhë ose i verdhë) apo destrukturim lokalizuar nën majën e thonjve. Ndërsa infeksioni fungues përparon më tepër, myku i thonjve mund të shkaktojnë zbardhjen, trashjen dhe thërmimin e thonjve kryesisht në pjesën e përparme.
Simptomat
Në rastet kur keni myk në thonj, vihen re simptomat identifikuese si thonj:
- Më të trashë
- Të cilët shfaqin njolla të bardha ose të verdha e deri në kafe
- Të brishtë, të thërrmuar ose të çrregullt
- Të çkonturuar në formë
- Me ngjyrë paksa të errët shkaktuar nga mbeturinat që vendosen nën thonj
- Me aromë lehtësisht të pakëndshme
Edhe pse më së shumti prek thonjtë e këmbëve, myku mund të shfaqet edhe në thonjtë e duarve.
Kur myku infekton zonat midis gishtave të këmbëve si dhe mbi shputën e këmbëve, ky fenomen quhet këmbë atleti (tinea pedis).