Ekzema është patologji e cila zakonisht shfaqet tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël, por mund të vazhdojë edhe në moshën e rritur.
Zonat e prekura përfshijnë fytyrën, kokën, zonën pas bërrylave, qafën, kyçet e këmbëve, këmbët.
Simptomat janë kryesisht:
- Skuqje
- Ndjesi të forta kruarje
- Noduse
- Ndryshim i ngjyrës së lëkurës
Te të rriturit, skuqjet prekin më së shumti trupin, duke shkaktuar tharje të theksuar si dhe kruarje të forta në lëkurë.
Ka disa lloje të ekzemës, secila me simptomat karakteristike të cilat mund të largohen vetë ose të mbahen nën kontroll duke i trajtuar me ilaçe dhe kremra.