Trajtime për Flokët

Transplanti i Flokëve me teknikën Micro F.U.E.

Shërbimi më i ri i ofruar në Klinikën Dermo-Estetike Anassa - Transplanti i flokëve me teknikën inovative Micro F.U.E., i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë & në një proçedurë të vetme, rënies së flokëve.

Metoda Micro F.U.E. e transplantit të flokëve konsiston në marrjen e rrënjës së flokut në zonat me më tepër flokë nëpërmjet një pajisje të specializuar(punch) dhe më pas implantimin e këtyre rrënjëve në zonat ku mungojnë flokët.

Micro F.U.E. është një teknikë kirurgjikale mini-invazive e cila realizohet nëpërmjet motorëve Micro F.U.E me diametër 0,6 - 0,9 mm.

Avantazhet e kësaj procedure:

  • Prerja e flokëve para proçedurës, e panevojshme
  • Rezultate natyrale – Flokët e implantuar merren nga vetë pacienti
  • Proçedure mini-invazive & pa dhimbje – Realizohet nën efektin e anestezisë lokale & pa prerje të skalpit para implantimit
  • Procedurë e personalizuar – Sipas tipologjisë së flokut të pacientit
  • Rezultate të garantuara – Floku ekstraktohet së bashku me gjendrat e sebumit, prandaj ruhen paramentrat vitalë të tij edhe pas implantimit
  • Kohë minimale rekuperimi – Pacientët mund t’i kthehen aktiviteteve të përditshme vetëm 3 ditë pas procedurës
  • Pa prerje, pa qepje, pa shenja – Incizionet në lëkurë janë me diametër <0.9 mm

Proçedurë e sigurt & rezultate të garantuara sajë përkushtimit maksimal & profesionalizmit të stafit të kualifikuar të mjekëve specialist duke filluar nga marrja e anamnezës nga mjeku i përgjithshëm, konsulta me mjekët dermatologë për të përjashtuar patologjitë e mundshme të flokut & skalpit, konsulta e specializuar me mjekët anestezistë si dhe sajë asistencës së kualifikuar të stafit infermieror nën drejtimin përgjatë gjithë proçedurës të Dr. Shk. Onur Gürcan Ergen, specialist për transplantin e flokëve.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000