Trajtime për Flokët

FOTO FINDER / Mos i lër shkak kancerit të lëkurës

Diagnostikimi i hershëm i kancerit të lëkurës nëpërmjët teknologjisë mjekësore të avancuar

Diagnostikimi i hershëm, mbrojtja më e mirë kundër kancerit të lëkurës.

Kanceri i lëkurës është i kurueshëm vetëm në rastet kur diagnostikohet në fazat e hershme të tij. Faktorë me % të lartë rreziku që çojnë në shfaqjen e këtij lloj kanceri janë; mbiekspozimi ndaj rrezeve UV ose trashëgimia ( pra kur një pjesëtar i afërm i familjes ka qenë ose është i prekur nga kanceri).

Ne ju ndihmojnë të monitoroni nishanet, veçanërisht në zona të cilat janë të pamundura për t’u vënë re, dhe kjo në Anassa realizohet nga mjekët dermatologë nëpërmjet dermatoskopit i cili fotografon apo video dokumenton konsultën (monitorimin e nishaneve).

Parandalimi i kancerit të lëkurës

Melanoma(kanceri i lëkurës) mund të shfaqet nga nishane që nuk bien në sy apo që sapo janë shfaqur. Hartëzimi i nishaneve me anë të dermatoskopit është metodë e avancuar diagnostike sepse arrin të diagnostikojë kancerin e lëkurës në fazat e hershme të tij. Pra, për të qenë më të qetë në lidhje me nishanet tuaj, qofshin këta ekzistues apo të saposhfaqur, pse të mos i monitoroni ata në mënyrë të rregullt ?

Roli i dermatoskopit (Foto finder) në parandalimin e melanomës:

  • Monitoron çdo nishan në mënyrë individuale dhe ndërkohë pamjet e përftuara ruhen për një periudhë afatgjatë
  • Kontrolli i rregullt i nishaneve do të shfaqë edhe ndryshimet më të vogla në fazat më të hershme
  • Diangostikon nishanet me natyrë malinje
  • Shmang kirurgjitë e panevojshme

Diagnostikimi i hershëm me teknologji të avancuar:

Video dokumentimi dhe dermoskopia

Me anë të një video kamera realizohen foto të përgjithshme të lëkurës së pacientit me qëllim lokalizimin e nishaneve. Dermatoskopi dixhital – një mikroskop elektronik me preçizion të lartë – realizon më pas foto të nishanit në rrezik, të cilit mund t’i bëhen matjet e caktuara, analizohet dhe të më pas të gjitha këto të dhëna ruhen. Kjo procedurë lehtëson në përcaktimin qoftë edhe të ndryshimeve më të vogla të nishaneve pasi mundëson krahasimin e imazheve të fundit me imazhet më të hershme.

Si të dallojmë nëse një nishan paraqet rrezik apo jo:

F-  Formë asimetrike (formë e çrregullt)

K-  Kufij (të pacaktuar, me skaje, të dhëmbëzuar)

N-  Ngjyra (jo e njëtrajtshme psh; kafe e errët në të zezë, e kuqërremtë,)

D-  Diametri (më i madh se 5 mm)

E-  Ndryshimi në kohë (nishani pëson ndryshime me kalimin e kohës)

A jam i rrezikuar për t’u prekur nga kanceri I lëkurës?

Nëse i përgjigjeni me “po” ndonjërës prej pyetjeve të mëposhtme, lutemi  kontaktoni me mjekun dermatolog:

  • Keni ngjyrë lëkure të çelët e cila është e ndjeshme ndaj diellit?
  • Keni një numër të konsiderueshëm nishanesh në trup?
  • Keni nishane të mëdha qysh nga lindja?
  • Keni nishane të cilat kanë pësuar ndryshime së fundmi?
  • Jeni djegur nga dielli gjatë adoleshencës apo fëmijërisë?
  • Keni histori familjare me melanoma ?
  • Jeni prekur më parë nga melanoma?
  • Jeni ekspozuar me intervale të rregullta kohore ndaj rrezeve të forta të diellit apo rrezeve UV?

Kujdes të veçantë duhet t’ kushtoni:

  • Nishaneve të reja që shfaqen në lëkurë
  • Ndryshimeve në ngjyrë të nishanit/ve
  • Zmadhim apo zvogëlim i përmasave si dhe ngritje mbi lëkurë
  • Ndryshime në zonën rreth nishanit si skuqje, depigmentim i bardhë
  • Ndjesi të pazakonta si djegie, kruarje, ndjesi e trupit të huaj
  • Nishane që kanë gjakrrjedhje

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000