Trajtime për Flokët

Onychomycosis(Myku i thonjve)

Myku i thonjve i quajtur ndryshe onychomycosis është patologjia e cila shfaqet fillimisht si depigmentim (i bardhë ose i verdhë) apo destrukturim lokalizuar nën majën e thonjve. Ndërsa infeksioni fungues përparon më tepër, myku i thonjve mund të shkaktojnë zbardhjen, trashjen dhe thërmimin e thonjve kryesisht në pjesën e përparme.

Simptomat

Në rastet kur keni myk në thonj, vihen re simptomat identifikuese si thonj:

  • Më të trashë
  • Të cilët shfaqin njolla të bardha ose të verdha e deri në kafe
  • Të brishtë, të thërrmuar ose të çrregullt
  • Të çkonturuar në formë
  • Me ngjyrë paksa të errët shkaktuar nga mbeturinat që vendosen nën thonj
  • Me aromë lehtësisht të pakëndshme

Edhe pse më së shumti prek thonjtë e këmbëve, myku mund të shfaqet edhe në thonjtë e duarve.

Kur myku infekton zonat midis gishtave të këmbëve si dhe mbi shputën e këmbëve, ky fenomen quhet këmbë atleti (tinea pedis).

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000