Neurodermatiti

Neurodermatiti shfaqet fillimisht në formën e një kruarje e cila mund të përhapet kudo në sipërfaqen e trupit. Zonat e prekura më së shumti janë krahët, këmbët ose pas qafës si dhe në zona anale dhe gjenitale(në zonën gjenitale, shpesh shfaqet në skrotum ose vulvë).

Kruarja mund të jetë aq intensive sa që një person mund edhe të gërvishti lëkurën.

Arsyet e shfaqjes së neurodermatitit janë shumë të ndryshme, por faktori kryesor dhe me predispozita më të larta për zhvillimin e sëmundjes është trashëgimia.

Edhe pse nuk ka një shkak të mirëfilltë pse shfaqet kjo sëmundje, ndikimi "shumëfaktorial" shfaqet ndryshe te çdo pacient: Alergjitë, infeksionet e ndryshme ose edhe stresi mund të çojnë në shfaqjen e sëmundjes.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000