Psoriaza

Psoriasis është patologji autoimmune e cila prek lëkurën. Zonat e prekura nga kjo sëmundje zakonisht janë të kuqe, me luspa dhe shfaqin ndjesinë e kruarjes dhe ndryshojnë nga njëra-tjetra nga përmasat dhe ashpërsia.

Shkaktarët e kësaj patologjie ende nuk janë plotësisht të qartë edhe pse është rënë dakort që trashëgimia është faktori kryesor përcaktues në shfaqjen e saj.

Faktorë të tjerë siç janë ndikimet e jashtme(lezionet) dhe / ose faktorët e brendshëm (psika, stresi, alkoli, droga) ndikojnë në manifestimin e sëmundjes.

Gjithashtu, shkaktarë të tjerë mund të jenë edhe sëmundjet ngjitëse, çrregullimet metabolike, faktorët hormonalë dhe ndikimet e tjera mjedisore.

Në shumicën e rasteve simptomat trajtohen në mënyrë sipërfaqësore dhe vetëm në raste të avancuara është i nevojshëm trajtimi më specific i tyre.

 

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000