Trajtime për Fytyrën

Trajtimet me Lazer Fraksional CO2

Gjatë dekadave të fundit të shumta kanë qenë dhe janë aparaturat apo teknologjitë që janë promovuar dhe përdorur për trajtime të ndryshme dermo-estetike dhe kozmetike, ku ndër më efikaset mund të përmendim teknologjinë e trajtimit me Lazer, i cili po gjen një aplikim të gjerë në fushën e trajtimeve estetike dhe atyre mjekësore. Një ndër aparaturat revolucionare në këtë fushë është edhe Lazeri fraksional CO2 ose i thënë ndryshe Lazeri me veprim të kombinuar CO2 & Radiofrekuencë, (Terapia DOT), e cila ndihmon lëkurën në riprodhimin e kolagjenit si dhe nxit ristrukturimin deri në shtresat më të thella të saj pa patur nevojë për ndërhyrje invasive.

Lazeri fraksional CO2 kombinuar me radiofrekuencë bipolare përdoret për:

  • Trajtimin e rrudhave në zonën anësore të syve
  • Rigjenerimin e lëkurës së fytyrës, qafës, dekoltesë, duarve etj.
  • Trajtimin e cikatriceve dhe shenjave nga aknet
  • Trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli
  • Reduktimin e poreve
  • Korrigjimin e njollave të lëkurës
  • Eleminimin e strijave
  • Kozmetikën gjinekologjike (rigjenerim vaginal)
  • Trajtimin e inkontinencës urinare

Si funksionon lazeri?

Pas aplikimit të një kremi anestezik në zonën që do të trajtohet, lëkura skanohet dhe tufat e dritës emetuar nga lazeri, shfaqen në formë rrjete në lëkurë. Në sajë të teknologjisë inovative dhe të avancuar që ofron kjo aparaturë, rrezet mikro-lazer prodhohen në mënyrë të barabartë me një diametër prej 0,12 deri në 1 mm në mënyrë të fokusuar dhe me energji të lartë.

Lazeri arrin të depërtojë në lëkurë në mënyrë selektive dhe në zona të paracaktuara, në një thellësi mbi 1 mm, falë rediofrekuencës bipolare e cila ka si funksion specifik të përforcojë efektin e CO2 gjatë trajtimit.

Qëllimi është që të trajtohet lëkura e targetuar, duke ndikuar vetëm në 10 deri në maksimumi 20 % të saj (prandaj dhe quhet teknologji e fraksionuar). Nga kjo proçedurë lëkura përfitonj një rigjenerim/ ristrukturim të shpejtë, ndërkohë ruhen indet e shëndetshme të lëkurës përreth.

A është e dhimbshme kjo proçedurë?

Drita e emetuar nga lazeri, në disa zona jep ndjesinë e çpimeve apo edhe ndjesi djegie të lehtë në lëkurë. Dhimbja gjatë trajtimit është përgjithësisht e tolerueshme, kjo sepse sic e theksuam edhe më lart përpara terapisë aplikohet krem anestezik, i cili minimizon ndjesinë e dhimbjes.

A ka efekte anësore ?

Përdorimi i lazerit nga mjekë profesionistë dhe me eksperiencë bën që efektet pas trajtimit të jenë ato më normalet, si skuqje, krusta si dhe një enjtje e lehtë e lëkurës në zonat ku aplikohen rrezet. 

Gjatë kësaj periudhe, lëkura mund të duket edhe paksa e errët, efekt ky i cili mund të mbulohet lehtësisht me produkte kozmetike. Për të shmangur efektet anësore, këshillohet të aplikohen vetëm produkte të rekomanduara nga mjekët dermatologë.

Në raste tepër të rralla mund të ndodhë edhe mbi- ose nën- pigmentim I lëkurës.

Pas trajtimit duhet të keni kujdes të:

  • Mbroheni nga rrezet e diellit;
  • Trajtoni lëkurën me kremra hidratues (gjithmonë sipas rekomandimeve të mjekëve dermatologë);

Koha e rekuperimit:

Duke qenë se lëkura pas proçedurës është e irrituar, ajo ka nevojë për një periudhë rekuperimi që zgjat 3-7 ditë.

Sa trajtime janë të nevojshme?

Ne, në Anassa, për të vlerësuar suksesin e një trajtimi, theksin kryesor e vëmë në arritjen e rezultateve optimale dhe pritshmëritë e pacientit.  Në shumicën e rasteve, një deri në tre seanca janë mëse të mjaftueshme për arritjen e rezultateve këtyre rezultateve optimale. Informacione të mëtejshme dhe të dhëna më specifike rreth trajtimit estetik me Lazer mund të merren nga konsulta me mjekët dermatologë.

Çfarë duhet të keni parasysh?

Duhet të informoni dermatologun në rastet kur:

  • Vuani nga ndonjë sëmundje
  • Jeni duke marrë ndonjë mjekim

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000