Trajtime për Fytyrën

Trajtimi i lëkurës me Acid Hialuronik

Acidi Hialuronik është një substancë natyrale e cila ndodhet në trupin e njeriut por me kalimin e viteve përqëndrimi i tij në organizëm pakësohet e për pasojë lëkura humbet vitalitetin dhe pamjen e saj rinore. Si rrjedhojë, për t’i rikthyer lëkurës vitalitetin, mjekët dermatologë aplikojnë acid hialuronik në formë xheli (prodhuar në mënyrë sintetike), në zonat ku është e nevojshme dhe pas një vlerësimi paraprak të bërë nga mjeku dermatolog specialist. Aplikimi i acidit hialuronik në lëkurë shërben për t’i dhuruar asaj hidratim, tendosje dhe konture më të qarta.

Mungesa e acidit hialuronik fillon të japë efektet e saj në lëkurë duke filluar që nga shfaqja e rrudhave të lehta ose ato të mimikës, dhe më pas me pas krijohen rrudhat e thella, ato nazo-labiale si dhe të ashtuquajturat rrudhat marionetë, (që shfaqen në zonën anësore të mjekrës) dhe rënie e  kontureve të fytyrës, të cilat bëhen më të theksuara

Po kështu, kur kemi humbje të volumit në zonën e mollëzave, faqeve, temporale(tëmthat) apo buzëve, zgjidhja optimale e trajtimit është, injektimi i acidit hialuronik në këto zona.

Prej dhjetë vitesh tashmë, ashtu si dhe trajtimi me Botox, Acidi Hialuronik ofron siguri për rezultate të kënaqshme në trajtimin e rrudhave. Në Anassa, aplikohen vetëm materiale me cilësi të garantuar.

 

Cilat janë zonat që trajtohen me Acid Hialuronik:

  • Konturim i buzëve, rritja e vëllimit të tyre apo ngritja e këndit labial
  • Shtimi i volumit të mollëzave me efektin e "liquid lifting"
  • Restaurimi i volumit në zonën/ gropëzat poshtë syve

 

Kohëzgjatja e trajtimit:

Zakonisht trajtimi zgjat 15 - 30 minuta. Injektimi i acidit hialuronik bëhet me age shumë të vogla dhe është i padhimbshëm, dhe si i tillë nuk ka nevojë për anestezi. Në raste të rralla, në zonat e trajtuara të lëkurës mund të aplikohet pomadë anestezike.

 

Pas trajtimit:

Pas trajtimit mund të ndodhë që të shfaqet përkohësisht një skuqje e lehtë ose enjtje e lëkurës. Këto efekte përgjithësisht zhduken mjaft shpejt dhe pacientët mund t‘ i rikthehen pothuajse menjëherë aktiviteteve të tyre ditore.

 

Kohëzgjatja e efekteve pas trajtimit :

Duke qenë një filler i absorbueshëm, acidi hialuronik siguron rezultate të përkohshme, me një kohëzgjatje që varion nga 6 - 18 muaj, në varësi të zonës së aplikimit dhe thellësisë së rrudhave. Për rezultate optimale, proçedura duhet të përsëritet në intervale të rregullta kohore .

 

Rekomandime pas trajtimit:

  • Të paktën për dy javë pas trajtimit duhet të shmangni:
    • Saunën
    • Ekspozimin ndaj temperatura të ftohta ose
    • Ekspozimin nga ndaj rrezeve UV
  • Dy ditë pas trajtimit evitoni sforcot fizike dhe trajtimet e mëtejshme kozmetike.
  • Evitoni marrjen e medikamenteve, për të shmangur gjakrrjedhje të mundshme. (Konsultohuni me mjekun dermatolog )

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000