Trajtime për Fytyrën

Trajtimi me BOTOX

Botulinum toxin-A, shkurt Botoksi, është një substancë e përpunuar dhe e purifikuar, i cili prej kohësh ka gjetur aplikim në dermatologjinë estetike, sidomos për trajtimin e rrudhave.

Substanca injektohet drejtpërdrejt në muskulaturën hiper aktive me qëllim relaksimin e muskujve dhe tendosjen e lëkurës. Dinamizmi i muskulaturës së fytyrës lidhet drejtpërdrejt me rrudhat që shfaqen në të. Me kalimin e viteve, rrudhat fillojnë të jenë më të dukshme, edhe kur fytyra është në gjendje të relaksuar dhe, zgjidhja e duhur në të tilla raste është, aplikimi i Botox-it.

Cilat rrudha mund të trajtohen me botox?

Injektimi me botox është efektiv për trajtimin e:

  • Rrudhave vertikale midis vetullave
  • Rrudhave horizontale në pjesën e ballit
  • Rrudhave anash syve
  • Rrudhave “marionetë” (në pjesën anësore të buzëve)

Proçedura?

Botox-i injektohet në doza të vogla me ndihmën e një mini gjilpëre në zonat e targetuara. Proçedura në vetvete zgjat vetëm disa minuta dhe është e padhimbshme. Rezultati përfundimtar është i dukshëm pas 3-7 ditëve me efekt maksimal pas 15 ditëve, ndërkohë efekti zgjat 3-6 muaj.

A ka ndonjë efekt anësor të mundshëm?

Efektet anësore janë pothuajse inekzistente, gjë që mund të ndodhë në rast se aplikohet material jo cilësore dhe trajtimi kryhet nga mjekë jo profesionistë. Në klinikën tonë ne synojmë aplikimin e botox-it cilësor dhe në duart e profesionistëve rezultatet janë sa më pranë natyrales.

A mund t’i rikthehem aktiviteteve ditore pas trajtimit?

Pas trajtimit me botox mund të ndodhë që të shfaqet përkohësisht një skuqje e lehtë ose enjtje e lëkurës. Këto efekte përgjithësisht zhduken mjaft shpejt dhe pacientët mund t‘ i rikthehen pothuajse menjëherë aktiviteteve të tyre ditore. Në raste shumë të rralla mund të keni dhimbje koke maksimumi  deri në 24 orë pas injektimit.

Gjithësesi nuk këshillohet të:

  • Masazhoni zonat e trajtuara
  • Bëni ushtrime fizike të sforcuara
  • Shkoni në sauna deri në një ditë pas trajtimit

A do të jetë rezultati pas trajtimit i mjaftueshëm?

Nëse relaksimi i muskujve të mimikës nuk është i mjaftueshëm për të arritur rezultatet e dëshiruara, zgjidhja mund të jetë një injeksion i kombinuar me acidi hialuronik.

Në cilat raste nuk mund të aplikohet trajtimi me Botox?

Botox-i nuk është i përshtatshëm për personat që vuajnë nga:

  • Mbindjeshmëria ndaj përbërësve farmaceutikë
  • Mosfunksionim i përgjithshëm i aktivitetit të muskujve

Produkti nuk duhet injektuar:

  • Në zonat e infektuara nga injeksionet
  • Në rastet e sëmundjeve të veçanta virale si herpesi
  • Në rastet e dëmtimeve neuromuskulare
  • Te gratë shtatzëna dhe nënat me gji
  • Në rastet e përdorimit të barnave anti-koagulues - pasi incidenca e shfaqjes së enjtjeve të vogla është më e lartë.

Megjithatë, nënvizojmë edhe një herë se gjithçka vendoset vetëm pas vlerësimit dhe konsultës me mjekun specialist.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000