Trajtime për Fytyrën

Trajtimi me PRP (platelet rich plasma)?

Trajtimi PRP, ose i njohur ndyshe si trajtimi "Vampire Facelift" apo "Drakula", vë në përdorim gjakun e marrë nga trupi i vetë personit, përkatësisht një komponent të gjakut të quajtur plazëm e pasuruar me trombocite.

PRP gjen aplikim të gjerë në trajtimin e dëmtimeve si:

  • Rigjenerimin e lëkurës në zonën fytyrë, qafë, dekolte
  • Trajtimin e rënies së flokëve

Kjo procedurë, së bashku me terapitë e tjera, mund t'ju ndihmojë në arritjen e një pamje më të shëndetshme & më rinore.

 

PRP për rigjenerimin e lëkurës?

Trajtimi PRP (plazma e pasur me trombocite) është mënyra më natyrale për t’i rikthyer freskinë pamjes tuaj. Gjithçka sajë aplikimit të produkteve natyrale të prodhuara nga organizmi ynë për të:

  • Tonifikuar lëkurën
  • Përmirësuar pigmentimin e lëkurës
  • Rikthyer volumin e humbur 
  • Sheshuar rrudhat poshtë syve 
  • Eleminuar rrathët e zinj të syve
  • Eleminuar shenjat e akneve
  • Trajtuar poret e zgjeruara

Për rezultate optimale në Klinikën Anassa ju ofrojmë kombinimin e terapisë PRP direkt pas një seance të shkurtër me mikro-needling, proçedurë e quajtur ndryshe „Vampire Facelift“.

 

Si ndihmon terapia PRP në trajtimin e rënies së flokëve?                                                                                                                        

Ndryshimet e vazhdueshme sezonale ndikojnë shumë edhe në shëndetin e flokëve tanë. Aq më tepër në dimër kur me rënien e temperaturave edhe kujdesi ndaj tyre bëhet më i vështirë.

Në Anassa nga Hygeia, ne ju ofrojmë trajtimin ndër më efikasët për rënien e flokëve, atë me PRP.

PRP konsiston në injektimin në skalpin e kokës, të përbërjes së përftuar nga gjaku i vetë personit që kryen trajtimin,përbërje e cila depërton në folikulën e qimes duke stimuluar në këtë mënyrë rritjen e flokëve të rinj në mënyrë natyrale.

 

Avantazhet e proçedurës PRP:

  • Siguri: PRP nuk përdor produkte të jashtëm, por plazmën e përftuave të trupit;
  • Diskomfort minimal: PRP është trajtim mini invaziv;
  • Efikasitet: Rezultatet e para vihen re tre muaj pas procedurës, efektet e plota brenda një viti.
  • Kohë rekuperimi 0: Pacienti nuk ka nevojë për kohë rekuperimi pas proçedurës, pra i rikthehet menjëherë aktiviteteve ditore;

 

Proçedura PRP:

  • Mjeku specialist do t’ju marrë një mostër gjaku sasia e së cilës varet nga ku do të injektohet produkti i përftuar.
  • Gjaku vendoset në një centrifugë, një makineri që ka si funksion ndarjen e komponentëve të gjakut gjatë një procesi që zgjat rreth 15 minuta.
  • Merret plazmën e veçuar dhe e përgatit për injektim.
  • Mjeku më pas do të injektojë PRP në zonën e targetuar.

Ky proces zakonisht zgjat rreth një orë.

 

Cili është rezultati i pritshëm?

Rezultatet e terapisë PRP për rigjenerimin e lëkurës apo trajtimin e rënies së flokëve variojnë nga një sërë faktorësh si mosha apo tekstura e lëkurës.

Për rezultate optimale, këshillohet më shumë se një seancë trajtimi(minimalisht 3 seanca), duke përfshirë terapinë e kombinuar PRP dhe mikro-needling.

 

Pas trajtimit:

Duke qenë se injektimi i PRP përfshin përdorimin e trombociteve të vetë pacientit, ata zakonisht nuk përjetojnë ndonjë reaksion negativ ndaj injeksioneve.

Megjithatë, është e mundur që një person mund të ketë irritim, skuqje apo dhimbje të lehta në vendin e injektimit.

 

Koha e rekuperimit:

Shumica e pacientëve mund të rifillojnë aktivitetet e tyre normale pothuaj menjëherë pas proçedurës së PRP. Favorizuese për këtë është edhe kohëzgjatja e trajtimit.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë mbi PRP apo për të vlerësuar nëse është metoda e duhur për ju, caktoni një konsultë me mjekët dermatologë në Klinikën Anassa nga Hygeia.

 

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000