Trajtime për Fytyrën

Candela Vbeam Perfecta Laser (PDL)

Çfarë është PDL?

Pulsed Dye Laser është aparatura me burim koherent të dritës me një intensitet të lartë monokromatik (një valë e vetme) që përdoret për trajtimin e kushteve të ndryshme dermatologjike duke vepruar në zonat të targetuara të lëkurës.

Drita e tij absorbohet nga enët specifike të gjakut ose zonat e pigmentuara në dermis.

Në varësi të gjendjes që trajtohet si dhe faktorëve të tillë si: mosha, ngjyra dhe lloji i lezioneve, si dhe vendndodhja në trup, përcaktohet nëse proçedura do të jetë efektive apo jo.

Cilat janë problemet që mund të trajtohen me PLD?

Lista e fushës ku gjen aplikim PLD-ja është e gjerë dhe përfshin:

  • Skuqjen e gjeneralizuar
  • Pigmentimin
  • Qukat
  • Njollat nga dielli
  • Rosacea
  • Aknet
  • Venat në fytyrë
  • Lezionet e pigmentuara
  • Rrudhat
  • Poikiloderma Civatte
  • Angiomat
  • Hemangiomat
  • Port Wine Stains (njollat e kuqe të lindjes)
  • Shenjat dhe strijat
  • Psoriasis
  • Lezione beninje kutane vaskulare

Përpara fillimit të proçedurës bëhet kalibrimi i aparaturës (lazerit) dhe vendosen parametrat e duhur, bazuar në specifikat klinike të pacientit, dhe më pas proçedohet me trajtimin.

A ka ndonjë kusht paraprak që duhet të plotësoni për t’ju nënshtruar trajtimit?

I vetmi kusht është dëshira për të përmirësuar gjendjen e lëkurës. Shumica e pacientëve janë të interesuar në përmirësimin e pamjes së lëkurës pa përdorur kirurgji invasive, pra nëse edhe ju jeni një prej tyre kjo është zgjidhja ideale për ju.

Por si gjithmonë, në varësi të problemit që pacienti mund të ketë, fillimisht duhet të diskutojnë me mjekun dermatolog në mënyrë që të përcaktohet lloji i trajtimit i përshtatshëm për të.

A është e dhimbshme kjo proçedurë?

Ndjesitë që shumica e pacientëve raportojnë gjatë trajtimit janë ndjesia e të nxehtit ose çpimi. E megjithatë, përdorimi i anestetikëve nuk është i nevojshëm, pasi lëkura që trajtohet, mbrohet nga metoda dinamike e ftohjes së pajisjes Candela. Ky sistem ftohje jo vetëm ofron komfort gjatë trajtimit, por mbron edhe lëkurën për të minimizuar efektet anësore të trajtimit (siç janë skuqja dhe irritimi i lëkurës).

A janë rezultatet e trajtimit me Lazer Pulse Dye permanente?

Permanenca e rezultateve varet nga shumë faktorë, por më kryesoret janë dy, problemi që trajtohet apo dhe mënyra e jetesës së pacientit.

Kur janë të dukshme rezultatet e trajtimit?

Shumica e pacientëve vërejnë rezultate të menjëherëshme dhe shpesh herë ndjejnë tërheqje të lëkurës në zonën e trajtuar. Por, rezultatet e terapisë me lazer, ndryshojnë në varësi të gjendjes që trajtohet dhe numrit të trajtimeve të nevojshme.

Cilat janë efektet anësore të trajtimit?

Menjëherë pas trajtimit, disa pacientë përjetojnë skuqje ose ënjtje të lehtë në zonën e trajtuar, efekt i cili zakonisht largohet brenda disa orëve. Herë pas here lëkura mund të ketë ekimoza (njolla ngjyrë lejla), efekt kalimtar i cili zhduket brenda tre deri maksmumi pesë ditë.

Çfarë duhet patur parasysh para ose pas trajtimit?

Për maksimizimin e rezultateve, rekomandohet të shmanget ekspozimi në diell para dhe pas trajtimit. Gjatë kësaj kohe, është i rëndësishëm aplikimi çdo ditë i kremit mbrojtës me SPF 30 ose më të lartë, gjithmonë sipas rekomandimit të mjekut dermatolog. Udhëzime të tjera më të detajuara mbi trajtimin apo mbi rastin specifik të pacientit, diskutohen me mjekun dermatolog gjatë konsultës.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000