Trajtime për Fytyrën

Dermaroller-i

Dermaroller është një instrument në formë cilindri i pajisur me një sërë mikrogjëlpërash. Këto mikrogjëlpëra realizojnë ҫpime të lehta duke penetruar në shtresën e jashtme të lëkurës, gjë që ҫon në stimulimin e kolagjenit të lëkurës dhe absorbimin më të mirë të produktit të aplikuar në zonën e trajtuar.

Dermaroller-i përdoret për trajtimin e rrudhave, shenjave (cikatriceve), celulitit, shenjave nga strijat.

4 përfitimet kryesore të trajtimit me Dermaroller:

  • Eleminon rrudhate parakohshme
  • Eleminon pigmentimin e lëkurës
  • Minimizon poret
  • Përmirëson shenjat e shkaktuara nga aknet

 

Proçedura

Pas aplikimit të kremit anestezik në lëkurë, dermarolleri lëvizet në mënyrë të përsëritur mbi zonën e targetuar për trajtim. Proçedura zgjat në varësi të zonave që do të trajtohen. Duke qenë se përpara proçedurës aplikohet krem anestezik, pacientët nuk ndjejnë dhimbje.

 

Si do të duket lëkura pas trajtimit?

Pas trajtimit, lëkura shfaqet paksa e irrituar dhe e skuqur e deri diku edhe e enjtur, sidomos ku janë realizuar çpimet në lëkurë. Por, brenda 2 ditësh, këto efekte të cilat konsiderohen normale, do të zhduken.

Për një rezultat optimal, këshillohet që ky trajtim të përsëritet në një interval prej 4-6 javësh.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000