Trajtime për Fytyrën

HidraFacial

Hidarafacial është aparaturë bashkëkohore e cila kombinon pastrimin, heqjen e pikave të zeza, eleminimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe hidratimin e saj në një kohë shumë të shkurtër dhe pa dhimbje.
Ky trajtim mundëson kombinimin e benefiteve të dermoabrazionit me peeling-un kimik me anë të aplikimit të serumeve hidratuese, të cilat rehabilitojnë lëkurën duke i dhuruar një pamje më rinore.
Vlen të theksohet fakti që kjo është aparatura e vetme e cila ofron dermoabrazion me hidratim, pra pa shkaktuar irritim apo tharje të lëkurës. 

Çfarë mund të trajtohet me HidraFacial?

Nëpërmjet HidraFacial është i mundur:

  • Përmirësimi i teksturës së lëkurës
  • Trajtimi i lëkurës së yndyrshme
  • Eleminimi i poreve të zgjeruara
  • Rikthimi i elasticitetit të lëkurës
  • Balancimi i tonalitetit
  • Eleminimi i rrudhave të mimikës
  • Eleminimi i njollave kafe

Avantazhet e HidraFacialit në raport me proçedurat e tjera:

  • Nuk irriton aspak lëkurën
  • Shmang proçedurat invasive
  • Është i përshtatshëm dhe efektiv për çfarëdolloj lëkure
  • Shfaq rezultate të menjëhershme
  • Targeton probleme specifike të lëkurës

Proçedura:

Trajtimi me HidraFacial në vetvete është proces mjaft kompleks i cili përfshin 4 etapa:

  • Pastrimi dhe eksfolimi i lëkurës:

Nëpërmjet eksfolimit të lehtë të lëkurës, eleminohen qelizat e vdekura të saj duke nxjerrë në sipërfaqe shtresën e re të lëkurës.

  • Peeling kimik sipërfaqësor:

Kombinimi i acidit glikolik dhe salicilik është i tillë që, procesi i peeling të jetë sa më sipërfaqësor dhe i butë, duke pastruar pjesën më të madhe të mbetjeve apo të papastërtive pa e irrituar lëkurën.

Rezultati: Lëkurë me shkëlqim dhe vitalitet!

  • Ekstraktimi:

Ekstraktimi është një proces pa dhimbje gjatë së cilit në mënyrë jo mekanike, eleminohen papastërtitë së bashku me pikat e zeza dhe të bardha të poreve falë teknikës “vakum” që ofron vetë aparatura.

Rezultati: Pore dhe lëkurë e pastër.

  • Hidratimi dhe përkujdesi ndaj lëkurës

HidraFacial, ofron teknikën e veçantë të „miksimit“ të serumeve të pasura me antioksidantë dhe kolagjen, të cilat hidratojnë dhe i rikthejnë elasticitetin lëkurës.
Serumet e përdorura zgjidhen nga mjeku dermatolog, në varësi të karakteristikave të lëkurës së pacientit, me qëllim targetimin e imperfeksioneve specifike.

Nëpërmjet HidraFacial, mjekët dermatologë në klinikën Anassa, ju premtojnë rezultate të sigurta për  një lëkure më të shëndetshme dhe më rinore.

Dermabuilder minimizon shenjat e plakjes dhe rivitalizon lëkurën me kombinime të peptideve.

Më specifikisht, kjo proçedurë ndihmon në trajtimin efektiv të rrudhave të mimikës, tonalitetit të lëkurës dhe teksturës së saj, nëpërmjet kombimimit në përqindje të ndryshme të përbërësve si:

Acetil oktapeptid-3 & Dipeptidet palmitoil-5 - produkte që përdoren gjithashtu për të hidratuar, tonifikuar dhe qetësuar lëkurën.

Pajisja HidraFacial ofron edhe terapinë LED, e cila përdor gjatësi vale specifike të dritës që depërtojnë në lëkurë në thellësi të ndryshme, të tilla si:

  • Terapia „Red Light“:

Drita e kuqe tejçon energji në lëkurë dhe riparon qelizat e dëmtuara, duke i rikthyer lëkurës pamjen e saj rinore.

Ajo depërton lehtësisht në lëkurë duke nxitur qarkullimin e gjakut në zonat e trajtuara dhe stimulon prodhimin e:

  • Kolagjenit - i rikthen lëkurës shkëlqimin
  • Elastinës - tonifikon lëkurën;
  • Terapia “Blue Light”:

Drita blu ka veti të fuqishme anti-bakteriale që luftojnë aknet dhe eleminojnë imperfeksionet e lëkurës, duke normalizuar prodhimin e yndyrës së lëkurës.

Kjo terapi shërben gjithashtu për të relaksuar lëkurën pas trajtimit.

Për më tepër mbi mënyrën e funksionimit të kësaj aparature ndiqni videon:

Link: https://www.youtube.com/ëatch?v=g7oYS4RJk0c

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000