Trajtime për Fytyrën

Mezoterapia

Mezoterapia është një proçedurë mini-invazive gjatë së cilës injektohen në lëkurë vitamina, aminoacide apo acid hialuronik, produkte këto që administrohen në shtresën e mesme të lëkurës nëpërmjet injektimit me mikro gjilpëra. Kjo proçedurë vepron duke stimuluar lëkurën dhe rezulton në vetë-shërimin e zonave të trajtuara.

Mezoterapia aplikohet për:

  • Eliminim të rrudhave
  • Rigjenerim të lëkurës
  • Trajtim të akneve
  • Parandalim të rënies së flokëve
  • Trajtim të strijave të krijuara nga shtatëzënia
  • Reduktim celuliti

Cilat janë zonat ku mund të aplikohet Mezoterapia?

- Fytyrë

- Qafë

 - Dekolte

 - Trup

- Skalp i kokës

Këshilla para trajtimit:

Kujdes !

Përpara trajtimit nuk duhet të merrni anti-koagulantë si dhe nuk duhet të aplikoni kremëra apo make-up.

Proçedura:

Përpara trajtimit, do t’ju aplikohet një krem anestezik mbi lëkurë, pasi zona që do të trajtohet fillimisht do t’i nënshtrohet një pastrimi të thellë. Më pas proçedohet me injektimin e produktit specific në lëkurë, gjë që realizohet me ndihmën e mikro gjilpërave. Gjatë proçedurës do të përjetoni ndjesi djegie të lehtë cila konsiderohet mëse normale në të tilla proçedura.

Produktet e injektuara kanë koncentrim të lartë dhe injektimi i dozave të vogla është mëse i mjaftueshëm për të na garantuar rezultatet e dëshiruara.

Pas trajtimit:

Pas trajtimit do të keni një skuqje ose enjtje të lehtë në lëkurë, efekte të cilat do të zhduken brenda ditëve në vijim.

Rekomandime pas trajtimit:

Është e këshillueshme të mos ekspozoni zonën e trajtuar ndaj rrezeve të diellit apo rrezeve X, evitoni saunat, si dhe mos mbani veshur rroba të ngushta në zonën e trajtuar.

Sa trajtime janë të nevojshme:

Është mjeku dermatolog ai/ajo që përcakton një plan individual trajtimi për çdo pacient. Për të arritur rezultate optimale janë të nevojshme trajtime të përsëritura disa herë gjatë vitit.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000