Trajtime për Fytyrën

Peeling Kimik

Peeling kimik është i lashtë sa vetë lashtësia…

Ky trajtim daton në periudhën e Egjiptit të lashtë kur Kleopatra përdorte trajtimet me qumësht si sekretin e bukurisë së saj dhe njihet sot me termin peeling kimik sipërfaqësor i lëkurës. Ndërkohë në Europë kjo proçedurë ka filluar të aplikohet për herë të parë në vitin 1960 dhe vazhdon të aplikohet me sukses edhe në ditët e sotme.

Çfarë është Peeling Kimik?

Peeling kimik është një proçedurë jo invasive, e cila në vetvete përfshin një sërë metodash të cilat përdoren për të trajtuar rrudhat dhe “imperfeksionet” e lëkurës.

Ky trajtim konsiston në aplikimin në lëkurë të një lënde kimike që synon eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës duke stimuluar kështu ripërtëritjen e qelizave të reja. Në këtë mënyrë, lëkura arrin të hidratohet lehtësisht, të duket më rinore dhe të ndihet e butë.

Peeling kimik mund të aplikohet në fytyrë, qafë ose duar.

Cilat aspekte të lëkurës mund të përmirësohen me anë të peeling kimik?

  • Pigmentimet e ndryshme të lëkurës
  • Rrudhat e shkaktuara nga dielli si dhe rrudhat e mimikës
  • “Papastërtitë” e lëkurës & poret e zgjeruara
  • Disa lloje aknesh
  • Hyperkeratosis
  • Shenjat nga aknet dhe shenjat e lehta në lëkurë

Në Anassa, kjo proçedurë realizohet nga mjekët dermatologë duke e ofruar kështu proçedurë jo vetëm më të sigurt, por edhe më të efektshme. Në Klinikën tonë, për arritjen e rezultateve optimale, ofrohet trajtimi me produktet tepër cilësore si dhe ofrohen proçedura të personalizuara për çdo pacient, duke përdorur si plotësuese dhe ndihmëse të terapisë acidet Mandelik, Jessner, Ferulik, Laktik, Glikolik apo Piruvik në koncentrate të larta.

Ne, gjithashtu ju ofrojmë lloje të ndryshme trajtimi me:

  1. Peeling kimik nga acidet e frutave - përdoret për trajtimin e akneve, papastërtive të lëkurës , poreve të zgjeruara, pigmentimeve të lëkurës. Ky lloj trajtimi është i përshtatshëm kryesisht për lëkurat e ndjeshme.
  2. Peeling kimik me acid salicilik - i përshtatshëm për pothuajse çdo lloj lëkure, por sidomos për trajtimin e lëkurave të yndyrshme, me akne si dhe me pore të bllokuara apo të zgjeruara.
  3. Peeling kimik me acid trichloroacetik (TCA) - ideal për pacientët që dëshirojnë të trajtojnë rrudhat, njollat dhe cikatriçet sipërfaqësore, tonalitetin jo të njëtrajtshëm të lëkurës (duke përfshirë njollat nga dielli) si dhe rrathët e zinj poshtë syve.

1. Peeling kimik nga acidet e frutave

Acidet e frutave gjenerohen përgjithësisht nga prodhimet frutore dhe peeling kimik i realizuar prej tyre është sipërfaqësor. Rezultatet janë: lëkurë e lëmuar, rinore dhe me tonalitet të njëtrajtshëm.

Është i përshtatshëm dhe efektiv për korrigjimin e imperfeksioneve të lëkurës të tilla si:

  • Aknet
  • Poret e zgjeruara
  • Njollat apo pigmentimet e lëkurës
  • Shenjat e moshës

Rekomandohet kryesisht  për lëkurë sensitive.

  • Si të përgatisni lëkurën para trajtimit?

Për rezultate sa më të mira, është e rëndësishme përgatitja paraprake e lëkurës. Kështu, rreth 10 ditë përara trajtimit, këshillohet të aplikoni në lëkurë një preparat të rekomanduar nga mjeku dermatolog, me qëllim për t’i krijuar asaj kushtet optimale rekuperimi.

  • Proçedura:

Pas pastrimit paraprak të lëkurës, xheli me acide frutash aplikohet në lëkurë dhe lihet të veprojë për rreth 3-7 minuta. Gjatë trajtimit është normale të ndjeni djegie të lehtë në lëkurë, por për gjithçka, mjekun/en dermatolog do të jetë i/e pranishëm gjatë gjithë proçedurës.

  • Si do duket lëkura pas trajtimit?

Pas trajtimit me peeling, lëkura mund të duket e irrituar, por menjëherë pas proçedurës mjeku dermatolog do të aplikojë, produkte të kujdesit të veçantë për qetësimin e saj. Pas këtij trajtimi është i lejueshëm edhe aplikimi i ndonjë make up-i të lehtë, pra jeni të gatshëm t’i riktheheni  aktiviteteve të përditshme menjëherë pas trajtimit.

  • Sa seanca rekomandohen?

Trajtimi me acide frutash këshillohet të kryhet në intervale javore 6-8 seancat e para, dhe më pas për mirëmbajtjen e lëkurës, proçedura këshillohet të përsëritet çdo 4-8 javë.

  • Çfarë duhet të kemi parasysh pas trajtimit?

Shmangni ekspozimin në diell 4 javët e para pas trajtimit!

  1. Peeling kimik me acid salicilik

Ky peeling është një formë efektive trajtimi për:

  • balancimin e lëkurës së yndyrshme
  • trajtimin e poreve të bllokuara
  • patologjinë e dermatitis seborrheic.
  • trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli
  • trajtimin e lëkurës së thatë ose të dehidratuar
  • trajtimin e lëkurës me disbalanca në tonalitet.

Acidi salicilik eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe njëkohësisht stimulon ripërtëritjen e qelizave të reja të saj. Pra, lëkura “përfiton” pas çdo trajtimi.

  • Për cilat lloje të lëkurës është i përshtatshëm ky trajtim?

Në përgjithësi, peeling me acid salicilik është i përshtatshëm për çdo lloj lëkure, por për  lëkurat e ndjeshme do të bënim përjashtim, duke qenë se për këto tipe lëkure, rekomandohet trajtimi me peeling nga acidet e frutave.

  • Proçedura:

Pas pastrimit të thellë të lëkurës, aplikohet xheli me acidit salicilik. Pas një kohe të shkurtër, do të filloni të ndjeni djegie të lehta në lëkurë, shenjë që tregon efektshmërinë e proçedurës. Pasi lënda pastrohet me kujdes nga lëkura, aplikohet krem hidratues.

  • Çfarë duhet të presim pas trajtimit :

Në mënyrë të menjëhershme pas trajtimit vihet re rezultati - Lëkurë e butë si mëndafshi. Në ditët në vijim, lëkura mund të vazhdojë me procesin e eliminimit të qelizave të vdekura (eksfolimin) dhe të vazhdojë të jetë e irrituar.

  • Sa seanca rekomandohen?

Numri i trajtimeve të nevojshme varet nga lloji i lëkurës dhe rezultati i dëshiruar i trajtimit, por në përgjithësi, këshillohet përsëritja e proçedurës çdo 2-4 javë.

  • Për çfarë duhet të tregohemi të kujdesshëm pas trajtimit:

Mjekët dermatologë në  Anassa do t'ju këshillojnë mbi kujdesin e duhur ndaj lëkurës pas trajtimit. Me kërkesë të pacientit, lejohet edhe aplikimi i një make up-i të lehtë, por gjithmonë pasi të jeni këshilluar me mjekun mbi llojin e make-up-it që mund të përdorni.

Për të evituar efektet e padëshiruara, shmangni ekspozimin ndaj rrezatimit diellor!

3. Peeling Kimik me acid trichloroacetik (TCA)  

Ndryshe nga llojet e tjera të peeling kimik, TCA ka si avantazh peridhën e shkurtër të rekuperimit pas trajtimit.

Është i përshtatshëm dhe efektiv për trajtimin e:

  • Dëmtimit sipërfaqësor nga dielli
  • Tonalitetit jo të njëtrajtshmëm të lëkurës
  • Akneve dhe shenjave sipërfaqësore të lëna prej tyre
  • Strijave
  • Rrudhave
  • Poreve të zgjeruara
  • Për cilat lloje të lëkurës është i përshtatshëm ky trajtim?

TCA konsiderohet si trajtimi i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave, duke u konsideruar si më i sigurt dhe më i efektshëm, dhe që siguron rezultate të dukshme qysh në seancat e para të trajtimit.

  • Si të përgatisni lëkurën para trajtimit?

Trajtimi me TCA nuk kërkon përgatitje paraprake të lëkurës e megjithatë për të arritur depërtim më të mirë të përbërësve aktivë dhe për të optimizuar rezultatet e trajtimit, këshillohet eksfolimi paraprak i lëkurës duke përdorur një pastrues Glycolic ose Salicylic 2-4 javë para trajtimit.

  • Proçedura:

Acidi trikloroaketik (TCA) aplikohet në lëkurë me qëllim eksfolimin e saj. Gjatë kësaj kohe mund të përjetoni një ndjesi të nxehti / djegie të lehtë që do të zhduket brenda pak minutash pas aplikimit.

  • Çfarë duhet të presim pas trajtimit :

Pacienti do të përjetojë eksfolim të moderuar të lëkurës nga dita e 3-të deri në ditën 6-të ,pas trajtimit. Për këtë arsye këshillohet që të merrni një periudhë relaksi gjatë kohës së rekuperimit.

  • Sa seanca rekomandohen?

Për rezultate optimale, rekomandohet kryerja e rreth 4 seancave trajtimi me TCA, në intervale 2-4 javore distance njëra nga tjetra.

  • Për çfarë duhet të tregohemi të kujdesshëm pas trajtimit:

Për të shmangur efeket e padëshiruara, janë të detyrueshme përdorimi i përditshëm i një hidratanti dhe kremi mbrojtës ndaj diellit, bazuar në këshillat që do të merrni nga mjeku dermatolog.

Lejohet aplikimi i një make up-i me minerale (këshillohu me mjekun dermatolog).

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000