Trajtime për Trupin

Trajtimi i variçeve me Skleroterapi

Çfarë është Skleroterapia?

Skleroterapia është një trajtim mini-invaziv që aplikohet për të trajtuar venat sipërfaqësore dhe kapilarët merimangë. Gjatë proçedurës, një solucion i posaçëm injektohet direkt në venë, fillimisht për ta tkurrur dhe me tej për tharjen (eliminimin) përfundimtar të tyre.

 

Cilat janë fushat e aplikimit të procedurës?

Në klinikën Anassa ne aplikojmë skleroterapinë për të përmirësuar nga pikëpamja estetike venat sipërfaqësore dhe ato merimangë.

 

Para trajtimit:

Pacienti duhet që përpara proçedurës të bëjë me dije mjekun mbi të gjitha medikamentet (sidomos antibiotikët) që është duke përdorur, përfshirë edhe suplementet bimore dhe sidomos ato për alergjitë. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të informoni mjekun rreth sëmundjeve që keni.

Mjeku mund t’ju rekomandojë të ndërprisni përdorimin e suplementeve të hekurit, aspirinës, medikamenteve anti-inflamatore jo-steroidale apo edhe holluesve të gjakut për një periudhë kohe para trajtimit.

Nuk duhet të aplikoni asnjë lloj locioni qoftë para apo dhe pas trajtimit.

 

Proçedura:

Gjatë proçedurës, një solucion i posaçëm injektohet direkt në venat e targetuara me ndihmën e  një mini gjilpëre. Kjo shkakton irritim në paretet e venës e cila më pas fryhet dhe në fund paretet tkurren deri sa vena thahet plotësisht dhe nuk është më e dukshme.

Pacienti ndjen pickime të vogla në lëkurë nga çpimet me gjilpërë si dhe një ndjesi djegie të lehtë nga injektimi i solucionit.

Zakonisht proçedura zgjat 30-45 minuta dhe numri i venave të trajtuara brenda një seance varet nga përmasat dhe pozicionimi i tyre.

 

Pas trajtimit:

Pacienti mund të përjetojë disa efekte anësore pas skleroterapisë:

  • Rreth zonave të injektimit mund të shfaqen skuqje dhe enjtje të lëkurës, por që do të zhduken brenda pak ditësh.
  • Mund të ndodhë që rreth zonës së injektimit të shfaqen enjtje të lëkurës, të cilat mund të zgjasin disa ditë ose javë.
  • Në zonat e injektuara mund të shfaqen vija apo njolla kafe në lëkurë. Në shumicën e rasteve, ato zhduken brenda tre deri në gjashtë muaj, por në 5% të rasteve mund të mbesin përhershme.

Në përgjithësi, venat merimangë përgjigjen ndaj këtij trajtimi (skleroterapisë) pas një periudhë nga tre deri në gjashtë javë. Nëse proçedura është e suksesshme, venat e trajtuara nuk do të rishfaqen.

Sidoqoftë, vena të reja mund të shfaqin të njëjtat probleme në kohë të mëvonshme. Në rastet kur është e nevojshme, ju mund të përsërisni proçedurën me injeksione shtesë.

Shkalla e suksesit për çdo seancë  skleroterapie rezulton me eleminim të tyre në masën 50-80% në venat e trajtuara, dhe për këtë arsye ndoshta është e nevojshme aplikimi i më tepër se një séance trajtimi, kjo për rezultate më optimale.

 

Skleroterapia nuk duhet të aplikohet nëse:

  • Jeni shtatzënë, pasi ekziston rreziku që solucioni të shkaktojë defekte në lindje ose të ndikojë në qumështin e nënës.
  • Keni histori alergjie ndaj substancave sklerotizante apo të ngjashme.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000