Trajtime për Trupin

Epilimi me Lazer Alexandrite Candela Gentlelase

Qendra Anassa disponon një ndër aparaturat lider të fushës për epilim, Lazer Aleksandrite Candela Gentlelase 755nm, i cili shkatërron rrënjën e qimes. Sajë teknologjisë së fjalës së fundit dhe profesionalizmit të stafit tonë, rezultatet janë optimale duke ofruar zgjidhje të përhershme, pra eleminim permanent të qimeve të padëshiruara.

Trajtimi me lazer për heqjen e qimeve është efektiv në pjesën më të madhe të trupit.

Zonat që trajtohen më së shumti janë:

  • Për femrat:
    • Fytyra, sidomos zona mbi buzën e sipërme dhe mjekrën
    • Nën sqetulla
    • Zona bikini
    • Këmbët
  • Për meshkujt:
    • Qafa
    • Supet
    • Shpina
    • Zona e kraharorit

Proçedura:

Për proçedurën e eplimit, fillimisht përshtaten parametrat e lazerit në mënyrë specifike me strukturën e rrënjës së qimeve të targetuara. Më pas lazeri kalon rrezet e energjisë së dritës në lëkurë duke shkatërruar rrënjën e qimes.

Çfarë duhet të keni parasysh para epilimit?

4-6 javë para proçedurës, nuk duhet të:

  • Ekspozoheni në diell
  • Depiloheni me metoda që shkulin qimen me rrënjë
  • Aplikoni asnjë lloj locioni për nxirje artificiale

1-2 ditë para trajtimit, mund t’i shkurtoni (depiloni me brisk) qimet maksimalisht deri në gjatësinë 1 mm.

Çfarë do të ndjeni gjatë trajtimit:

Gjatë trajtimi do të ndjeni keni një ndjesi diskomforti minimal. Në Anassa, ne kemi në përdorim një ndër teknologjitë më të avancuara me lazer Alexandrite Candela Gentlease 755 nm, e cila është e pajisur me një sistem ftohje të integruar e cila ofron rehati maksimale gjatë proçedurës së epilimit. Gjatë trajtimit lëkura relaksohet nëpërmjet rrymave të ftohta të ajrit.

Pas trajtimit:

Pas trajtimit, shpesh do të vini re një skuqje të lehtë, në zonën rreth qimes, apo do të keni ndjesie kruarje të lëkurës, efekte të cilat largohen brenda pak ditësh.

Pas proçedurës është mëse normale që lëkura të jetë disi e irrituar, por ndjesia e djegies pas trajtimit mund të ndodhë vetëm në rastet kur lazeri është përdorur në mënyrë jo korrekte.

Kujdes! Proçedura është e sigurt vetëm kur aplikohet nga profesionistë.

Koha e rekuperimit:

Në çdo zonë të trupit trajtimi zgjat zakonisht rreth 30 minuta. Menjëherë pas trajtimit mund t’i riktheheni menjëherë aktiviteteve tuaja ditore.  

Kujdes! Shmangni frekuentimin e pishinave 24 orë para dhe pas proçedurës pasi, klori i pranishëm në ujë mund të irritojë lëkurën.

Sa seanca janë të nevojshme?

Numri i trajtimeve ndryshon në varësi të zonës së aplikuar, llojit të lëkurës, strukturës dhe densitetit të qimeve.  Përgjithësisht, për eleminimin përfundimtar të qimeve, janë të nevojshme 4-6 seanca.

Për rezultate optimale, rekomandohet që nga njëra seancë në tjetrën të kemi një interval pause prej të paktën 4-8 javë, kjo në varësi të zonës së trajtuar. Mosrespektimi i këtyre intervaleve, të përcaktuara paraprakisht nga mjeku specialist, ndikon negativisht në rezultatet e epilimit.

Përjashtohen nga proçedura e epilimit:

  • Gratë shtatëzëna
  • Pacientët nën moshën 18 vjeç
  • Pacientët të cilët janë duke përdorur medikamente (konsultohuni në çdo rast me mjekun specialist)

Për informacione të mëtejshme mbi proçedurën dhe konsulta të personalizuara, ju ftojmë të kontaktoni me mjekët tanë dermatologë.

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000