Si të trajtojmë njollat e kuqe (nishanet vaskulare) në lëkurë?

Port wine stains (PWS) apo të njohura ndryshe edhe si njolla të kuqe në lëkurë, janë nishane vaskulare që shfaqen qysh në lindje. Këto nishane vaskulare krijohen për shkak të zhvillimit jo normal të enëve të gjakut në shtresën e mesme të lëkurës. Në 3 - 5 nga çdo 1.000 të porsalindur kanë prezencë të PWS, të cilat fillimisht paraqiten si pllaka të sheshta, të shtrira në lëkurë,me ngjyrë rozë ose të kuqe por që gradualisht me moshën avancojnë në lezione hipertrofike, më të trasha, të ngritura mbi lëkure dhe që shfaqen me ngjyrë më të errët.

Në ndryshim nga hemangiomat, që janë tumore beninje të lëkurës apo indeve poshtë saj, të cilat zbehen dhe zvogëlohen në mënyrë spontane me kalimin e kohës, PWS-s zmadhohen dhe errësohen, duke marre pamjen e ‘kalldrëmit’, duke vështirësuar në këtë mënyrë edhe trajtimin e tyre.

Statistikat tregojnë se deri në moshën 46 vjeç, 2/3 e individëve të prekur kanë zhvilluar komponentin nodular, të ngritur mbi lëkurë, dhe që shoqërohet me trashje të lëkurës dhe shtim të indit të butë, që shoqërohen me asimetri, shpërfytyrim dhe hemoragji spontane dhe pa shkak. Përveç aspektit kozmetik të alteruar, këto njolla pengojnë në mënyrë domethënëse edhe zhvillimin psikosocial dhe mirëqënien e përgjithshmë të kësaj kategorie pacientësh. Duke qenë se 70-80- % e këtyre lezioneve lokalizohen në zonën e fytyrës, kokës dhe qafës, pjesa më e madhe e të prekurve kërkojnë trajtim kryesisht për të përmirësuar aspektin estetik.

 

Cilat janë alternativat e trajtimit ?

Ekzistojnë 2 metoda për trajtimin e këtyre njollave, përkatësisht ajo e trajtimit me lazer dhe kamuflazhi kozmetik ose e thënë ndryshe mbulimi i tyre me një lloj make-up-i të veçantë, pra i papërshkueshëm nga uji.

Metoda më e mirë e trajtimit të këtyre njollave të lindura është trajtimi me lazer PDL (Pulsed Dye Laser). Ky lazer emeton dritë të verdhë me gjatësi vale 595 nm, e cila përthithet specifikisht nga hemoglobina e oksigjenuar, e pranishme në enët e kuqe të gjakut, duke shkaktuar koagulimin apo mbylljen e këtyre të fundit, pa dëmtuar lëkurën përreth.

Në 70% të të trajtuarve me Lazer PDL rezultatet e arritura janë optimale që do të thotë, zbehje maksimale e njollës dhe parandalim të komplikacioneve të mëtejshme.

 

Njihuni me disa nga pacientët e trajtuar në Anassa:

 

Foto para dhe pas 2 seanca trajtimi me lazer Candela V- Beam Perfecta PDL

 

 

Foto para dhe pas 1 seance trajtimi me lazer  Candela V- Beam Perfecta PDL

Dr. Sidita Borici

 

Dr.Sidita Boriçi

Mjeke Dermatologe-Venerologe

Anassa nga Hygeia

AdresaKm 01 i rrugës dytësore I Autostradës Tiranë -  Durrës

Email: info@hygeia.al   Tel: + 355 4 23 90 000