Kanceri i lëkurës është i kurueshëm vetëm në rastet kur diagnostikohet në fazat e hershme të tij. Faktorë me % të lartë rreziku që çojnë në shfaqjen e këtij lloj kanceri janë; mbiekspozimi ndaj rrezeve UV ose trashëgimia ( pra kur një pjesëtar i afërm i familjes ka qenë ose është i prekur nga kanceri).
Kontrolli i nishaneve me dermatoskopin FOTOFINDER
Diagnostikimi i hershëm i kancerit të lëkurës nëpërmjet teknologjisë mjekësore të avancuar
Diagnostikimi i hershëm, mbrojtja më e mirë kundër kancerit të lëkurës
Kanceri i lëkurës është i kurueshëm vetëm në rastet kur diagnostikohet në fazat e hershme të tij. Faktorë me % të lartë rreziku që çojnë në shfaqjen e këtij lloj kanceri janë; mbiekspozimi ndaj rrezeve UV ose trashëgimia ( pra kur një pjesëtar i afërm i familjes ka qenë ose është i prekur nga kanceri).
Ne ju ndihmojnë të monitoroni nishanet, veçanërisht në zona të cilat janë të pamundura për t’u vënë re, dhe kjo në Anassa realizohet nga mjekët dermatologë nëpërmjet dermatoskopit i cili fotografon apo video dokumenton konsultën (monitorimin e nishaneve).
Parandalimi i kancerit të lëkurës
Melanoma(kanceri i lëkurës) mund të shfaqet nga nishane që nuk bien në sy apo që sapo janë shfaqur. Hartëzimi i nishaneve me anë të dermatoskopit është metodë e avancuar diagnostike sepse arrin të diagnostikojë kancerin e lëkurës në fazat e hershme të tij. Pra, për të qenë më të qetë në lidhje me nishanet tuaj, qofshin këta ekzistues apo të saposhfaqur, pse të mos i monitoroni ata në mënyrë të rregullt ?
Roli i dermatoskopit (Foto finder) në parandalimin e melanomës:
- Monitoron çdo nishan në mënyrë individuale dhe ndërkohë pamjet e përftuara ruhen për një periudhë afatgjatë
- Kontrolli i rregullt i nishaneve do të shfaqë edhe ndryshimet më të vogla në fazat më të hershme
- Diangostikon nishanet me natyrë malinje
- Shmang kirurgjitë e panevojshme
Foto galeri